Serbëve iu dhemb shumë shkrimi i gazetës gjermane për Crvena Zvezdën

Serbëve iu dhemb shumë shkrimi i gazetës gjermane për Crvena Zvezdën

Sport September 18, 2019 - 12:37
Detajet

Gazetarët e gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” janë treguar shumë kreativ në përshkrimin e ndeshjes mes Bayern Munich dhe Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve.

Në lajmin kryesor për ndeshjen, gazeta në fjalë përfshiu në ballinë edhe një tankë dhe futbollistët e Zvezdës duke festuar, shkruan Zëri.info.

Tanku i serbëve u bë i njohur pasi e vendosën në ndeshjen eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Young Boys.

"Gazeta gjermane e përshkruan trajnerin e Bayern Munich Niko Kovac si ‘shkatërrues të tankave", shkruan mediumi serb "Telegraf.rs".

Më pas shtohet edhe citati i trajnerit kroat që kishte paralajmëruar për atmosferën që mund ta sjellin tifozët serbë në Mynih, por që ai kishte pohuar se mezi pret një atmosferë të tillë.

Ndryshe, ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 21:00 në “Allianz Arena”./Zëri.info

Image