Mbyllen ndeshjet, pa fitues në derbi, Prishtina shijon fitoren e parë, Ballkani humbjen  e parë

Mbyllen ndeshjet, pa fitues në derbi, Prishtina shijon fitoren e parë, Ballkani humbjen e parë

Sport shtator 18, 2019 - 15:38

Me tri ndeshjet që zhvillohet sot në kuadër të javës së 5-të të Superligës së Kosovës në futboll, kampionati do të hyjë në një fazë shumë interesante e cila edhe mund të në afrojë një pasqyrë më reale sesi mund të duket në vazhdim, shkruan Zëri,info.

Prishtina do të ketë një udhëtim të vështirë ku ndeshet me Trepçën’89, derisa në Podujevë zhvillohet derbi i kësaj jave ku ndeshën Llapi e Drita e Gjilanit.

Një sfidë shumë joshëse luhet edhe në Gjilan ku skuadra e Gjilanit e pret Ballkanin e pamposhtur deri më tash.

Kjo edhe është arsyeja që dita e sotme në Sperligën e Kosovës në futboll të cilësohet si njëra nga më interesantet e këtij stinori.

Superliga Live

Trepça’89 – Prishtina 0:1

75' Ahmed Januzi qëllon shtyllën me kokë fat për Trepçën'89

70’ Trepça’89 është duke bërë trysni për ta barazuar rezultatit, por Prishtina po e menaxhon mirë epërsinë dhe në kundërsulme po duket shumë  e rrezikshme.

60’, Ahmed Januzi ka shënuar gol për Prishtinën pas një gabimi të portierit Arben Beqiri

45' nis pjesa  e dytë

Mbyllet pjesa e parë

38’ Loja ka nisur të nxehet derisa gjyqtari Tefik Maloku ka ndarë dy kartonë të verdhë për Prishtinën, Hila e Korencia janë ndëshkuar

15 minuta lojë në Mitrovicë, ende asnjë rast për asnjëren skuadër. Gjithsesi vendasit po duken më këmbngulës në këtë start.

Nis ndeshja

Formacionet:

Trepça’89: Beqiri, Asare, Emini, Ahmeti, Manaj, Rusi, Jashari, Traore, Jeanjacques Joe, Statovci, Pira

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Haliti, Ibrahimi, Miftaraj, Krasniqi, Hila, Mankenda, Korenica, Januzi

Llapi - Drita 2:2

Mbyllet ndeshja

90' Behar Maliqi ka barazuar rezultatin

86’ Fortunato shënon golin e dytë për Dritën.

10 minuta pa përfunduar ndeshja në Podujevë, Llapi e Drita janë duke e kërkuar fitoren asnjëra skuadër nuk po pajtohet me barazim.

68’ Llapi ka pasur rast të mirë për të shënuar përmes Enis Zëbërxhës por ka dështuar nga një pozitë e mirë.

50′ Mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci ka shënuar me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit dhe ka barazuar rezultatin

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

Drita pas pësimit të golit e ka rritur ritmin e lojës dhe më shpesh po i afrohet portës por pa e gjetur rrugën e golit. Edhe 3 minuta lojë nga pjesa e parë.

05′  Kastriot Selmani i Llapit ka shënuar gol për skuadrën vendase, çfarë starti 

Nis ndeshja

Formacionet:

Llapi: Hajdini, Husiç, Prençi, Mujkiç, Emini, Maliqi, Zhdrella, Ramadani, Pefqeli, Plaku, Selmani

Drita: Tofiloski, Cuculi, Gërbeshi, Limani, Leci, Namani, B.Shabani, Xh.Shabani, Bunjamin Shabani, Emini, Fortunato

Gjilani – Ballkani 1:0

Mbyllet ndeshja

73’ Gjilani vazhdon ta ruaj epërsinë.

47’ Progni kalon vendasit në epërsi në start të pjesës së dytë.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

Gjilani po sulmon më shumë por Ballkani vazhdon të mbetet i pamposhtur

15' ende asnjë gol në Gjilan

Nis ndeshja

Formacionet:

Gjilani: Haxhihamza, Rapa, Kastrati, Frashëri, Ferreira, Keita Aziz, Shabani, Jonuzi, Greca, Progni, Busiç

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Sinani, Krasniqi, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Magani