Derbi i Milanos si asnjë tjetër

Derbi i Milanos si asnjë tjetër

Sport September 18, 2019 - 16:28
Detajet

Drejtori i Milanit, Zvonomir Boban thotë se derbi i qytetit të Milanos nuk krahasohet me asnjë tjetër, derisa ai ende e kujton fitoren e çmendur 6:0 ndaj Interit, transmeton zeri.info 

Milani dhe Interi do ta zhvillojnë të shtunën derbin e parë të tyre këtë edicion dhe Boban i ka këshilluar lojtarët e klubit të tij që të jenë të qetë ndaj rivalëve të qytetit.

“Kur flitet për futbollin shpesh thuhet se nuk ka fjalë të duhura për t’i përshkruar disa momente dhe derbi është padyshim njëra prej tyre”, deklaroi Boban.

“Në ndeshjet tjera ju kërkoni për një motivim shtesë, por në këtë është thuajse e kundërta, ju duhet të provoni të qetësoheni përndryshe ju rrezikoni që të kaploheni nga emocionet. Ky është një derbi unik”, shtoi kroati./Zëri