Sportistja e njohur amerikane pozon nudo, tregon arsyen

Sportistja e njohur amerikane pozon nudo, tregon arsyen

Sport shtator 18, 2019 - 16:51
Detajet

Gjimnastja amerikane, Katelyn Ohashi është njëra prej yjeve të sportit që ka pozuar nudo për revistën “ESPN Body Issue”, transmeton zeri.info

Ajo ka rrëfyer se iu desh shumë guxim për t’u zhveshur që të shihej nga miliona njerëz.

Ohashi zbuloi se arsyeja kryesore që e inkurajoi atë të zhvishej para kamerave ishte dëshira për t’i treguar botës se ndihesh mirë edhe kur je e cënueshme.

“Mundohem të vë në dukje defektet, mundimet dhe vështirësitë e mia. Jam krenare për trupin tim dhe për të gjitha papërsosmëritë e tij, kjo është gjithçka që duhet të them”, u shpreh 22-vjeçarja, e cila është e gjatë vetëm 1.47 m.

Jeta e Katelynit ndryshoi në janar të vitin 2019, kur në një garë në kampionatin e universiteteve amerikane gjyqtarët e vlerësuan të gjithë më notën 10. Videoja e saj ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë më shumë se 60 milionë shikime.

Image

Image

Image

Image

Image