Zyrtare: Lindelof rinovon me ‘Djajtë e kuq’

Zyrtare: Lindelof rinovon me ‘Djajtë e kuq’

Sport September 18, 2019 - 17:09
Detajet

Mbrojtësi Victor Lindelof ka rinovuar kontratën e tij me Manchester Unitedin, transmeton zeri.info

Reprezentuesi suedez ka nënshkruar kontratë të re pesë-vjeçare me klubin anglez me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lindelof i është bashkuar Manchester Unitedit në vitin 2017 dhe numëron 74 paraqitje me “Djajtë e kuq”.

“Që prej ditës së parë kur kam arritur në United jam ndjerë si në shtëpi. Unë jam rritur shumë si lojtar dhe si person në dy vitet e fundit dhe për këtë i ja mirënjohës të gjithëve në klub për ndihmën dhe përkrahjen e tyre”, ka thënë Lindelof./Zëri