Sokoli në këtë mënyrë e komenton fitoren e sotme në Mitrovicë

Sokoli në këtë mënyrë e komenton fitoren e sotme në Mitrovicë

Sport September 18, 2019 - 18:11

Prishtina ka shënuar fitoren e parë këtë edicion duke e mposhtur Trepçën’89 me rezultat 1:0 në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Golin e tri pikëve për Prishtinën e ka shënuar Ahmed Januzi i cili e ka shfrytëzuar një dalje jo të mirë të portierit Arben Beqiri.


Pas ndeshjes trajneri Bylbyl Sokoli është parë i kënaqur me fitoren, por ka thënë se u duhet ende shumë punë për ta përmirësuar lojna.

“Synimi ishte që ndeshja të mos humbej dhe shihej qartë se lojtarët janë në presion të fitores. Ata kanë vështirësi në fushë për shkak të startit të dobët. Tani jemi më të liruar pas fitores së sotme. Unë jam i sigurt se ky ekip mund të bëjë më shumë. jemi në rugë të mirë dhe të shohim çfarë do të ndodhë në vazhdim”, ka thënë për Supersport Kosova, trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli.Zëri.info