Ylli i Liverpoolit kritikohet ashpër pas humbjes me Napolin, detyrohet ta mbyllë llogarinë në ‘Twitter’

Ylli i Liverpoolit kritikohet ashpër pas humbjes me Napolin, detyrohet ta mbyllë llogarinë në ‘Twitter’

Sport September 18, 2019 - 18:16
Detajet

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andry Robertson ka pranuar kritika të shumta pas humbjes së klubit anglez nga Napoli mbrëmë në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Skocezi shkaktoi penallti në këtë sfidë, derisa kishin mbetur edhe tetë minuta lojë dhe rezultati ishte ende pa gola.

Ndërkohë, Dries Mertens shënoi nga penalltia, kurse rezultatin prej 2:0 e vulosi Fernando Llorente.

Robertson mori kritika të shumta në “Twitter” dhe atij iu desh ta mbyllë logarinë në këtë rrjet social për shkak të kësaj./Zëri

Image