Atletico i shpëton humbjes, barazon me Juven

Atletico i shpëton humbjes, barazon me Juven

Sport September 18, 2019 - 22:55
Detajet

Atletico Madridi ka barazuar ndaj Juventusit në xhiron e parë të fazës grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi madrilen ishte në disavantazh prej dy golash, por arriti që të rikthehej dhe ta barazojë rezultatin në 2:2.

Juan Cuadrado shënoi golin e parë për klubin italian në minutën e 48-të, kurse shifrat në 2:0 për mysafirët i çoi Blaise Matuidi (65’).

Ndërkohë, vendasit arritën që të riktheheshin me golat e Stefan Savicit (70’) dhe të Hector Herreras (90’)./Zëri