Fitore të lehta për Cityn e Bayernin

Fitore të lehta për Cityn e Bayernin

Sport September 18, 2019 - 23:13
Detajet

Manchester City dhe Bayern Munichu kanë shënuar fitore në takimet e tyre përkatëse në xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi bavarez e mposhti Crvena Zvezdën në shtëpi me rezultat 3:0.

Kingsley Coman (34’), Robert Lewandowski (80’) dhe Thomas Mueller (90’) realizuan për klubin gjerman.

Edhe Manchester City triumfoi me rezultatin identik në udhëtim te Shakhtar Donetsku.

Riyad Mahrez (24’), Ilkay Guendogan (38’) dhe Gabriel Jesus (76’) shënuan për fitoren e ekipit të Pep Guardiolas./Zëri