Bonuccit, i acaruar pas barazimit me Atleticon: Nuk mund të vazhdojmë kështu

Bonuccit, i acaruar pas barazimit me Atleticon: Nuk mund të vazhdojmë kështu

Sport September 18, 2019 - 23:22
Detajet

Juventusi barazoi 2:2 në udhëtim te Atletico Madridi në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Klubi madrilen ishte në disavantazh prej dy golash, por arriti që të rikthehej dhe ta barazojë rezultatin në 2:2.

Leonardo Bonucci thotë se Juventusi nuk mund të vazhdojë të pësojë gola nga ndërprerjet.

“Në pjesën e parë, Atletico po bënte presion shumë dhe ne ishim paksa të ngadaltë në lëvizjen e topit, por kur e shpejtuam, ne shkuam në zonën e tyre”, tha ai.

“Është për të ardhur keq të pësosh dy gola nga ndërprerjet. Ne kishim një paraqitje të madhe, por duhet të jemi më të përqendruar sepse kjo ka ndoshuar shumë herë tashmë. Të gjithë duhet të jemi më të përqendruar. Një ekip si ne nuk mund të vazhdojë të pësojë kaq shumë gola nga ndërprerjet”, u shpreh mbrojtësi./Zëri