A iu mohua Atleticos një penallti ndaj Juves? Shikojeni këtë prekje me dorë të Bonuccit

A iu mohua Atleticos një penallti ndaj Juves? Shikojeni këtë prekje me dorë të Bonuccit

Sport September 18, 2019 - 23:55
Detajet

Atletico Madridi dhe Juventusi barazuan me rezultatin 2:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Në minutën e 83-të ndodhi një rast mjaft i diskutueshëm, kur Leonardo Bonucci preku topin me dorë brenda zone.

Të gjithë lojtarët e madrilenëve kërkuan penallti, madje me karton të verdhë për protesta u dënua edhe Diego Costa.

Por, edhe pas një kontrolli në VAR, u lejua të vijohej loja.

Gjyqttarit iu komunikua në kufje se nuk ishte penallti dhe ai nuk shkoi për ta parë, kështu që loja vazhdoi, edhe pse tek vendasit pati protesta të mëdha./Zëri

Atletiko pretendon penallti1 on Vidnews.