Konkurrencë e madhe te 'Dardanët', ish-futbollisti i Juventusit lë Zvicrën për Kosovën

Konkurrencë e madhe te 'Dardanët', ish-futbollisti i Juventusit lë Zvicrën për Kosovën

Sport September 19, 2019 - 09:28
Detajet

Konkurrenca në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll çdo ditë po shtohet.

Për vite me radhë zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës vraponin pas futbollistëve kosovarë për t’i bindur që të luajnë për Kosovën, por kjo praktikë ka filluar të ndryshoj.

Tashmë, shumë futbollistë të rinjë me vetëdëshirë afrohen dhe kërkojnë ta veshin fanellën e “Dardanëve”.

Indeksonline mëson se sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri do ta lë Zvicrën për Kosovën.

20- vjeçari është rritur si futbollist te Lausanne Sport, ndërsa për një vit ka qenë i huazuar te Juventusi në Itali.

Zeqiri sivjet po kalon formë të lartë duke qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë të Zvicrës me 6 gola në 6 ndeshje.

Image