FIFA publikon renditjen e re, mësohet pozita e Kosovës

FIFA publikon renditjen e re, mësohet pozita e Kosovës

Sport September 19, 2019 - 10:00
Detajet

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve të futbollit, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje.

Sot (e enjte) gjatë ditës FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas rezultateve në ndeshjet e fundit ndërkombëtare, raporton Zëri.info.

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores ndaj Republikës së Çekisë dhe humbjes nga Anglia ka pasur ngritje në renditjen e FIFA-s.

Image

Përfaqësuesja kosovare është ngritur për një pozitë në renditjen e re të FIFA-s.

Tani Kosova ka renditjen më të mirë në histori, pasi zë vendin e 119-të, ndërsa në publikimin e fundit ishte në pozitën e 120-të.

Image

Ndryshe, Kosova në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, mposhti Republikën e Çekisë me rezultat 2:1, ndërsa u mposht nga Anglia me rezultat 5:3./Zëri.info