Tragjedi në Holandë, vritet futbollisti holandez

Tragjedi në Holandë, vritet futbollisti holandez

Sport shtator 20, 2019 - 10:47

Kelvin Maynard, ish-futbollist i Burton Albion në Angli dhe i disa ekipeve të dorës së dytë në vendin e tulipanëve, hubi jetën pasi mori disa plumba pistolete në kryeqytetin Amsterdam.

Mbrojtësi 32-vjeçar është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij.

Policia holandeze është vënë në kërkim të dy të dyshuarve, që sipas dëshmitare u larguan me një motor skuter.

Pavarësisht tentativës për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, Maynard ndërroi jetë.

Futbollisti holandez, me origjinë nga Surinami,. Këtë sezon ishte pjesë e Alphense Boys, por në të kaluarën ka luajtur me ekipe të ndryshme në Holandë dhe jo vetëm. Të tronditur nga ngjarja e rëndë, drejtuesit e klubit nuk do ta zhvillojnë këtë të shtunë sfidën kundër Hollandias.

Image