‘Madonna më ofroi 20 milionë për ta lënë shtatzënë’, rrëfehet basketbollisti

‘Madonna më ofroi 20 milionë për ta lënë shtatzënë’, rrëfehet basketbollisti

Sport September 20, 2019 - 11:16
Detajet

Basketbollisti i njohur ka rrëfyer diçka që nuk kemi ditur më parë.

Ish basketbollisti i NBA, Dennis Rodman ka bërë bujë së fundmi me deklaratën e tij lidhur me këngëtaren problematike Madonna, shkruan Fox, transmeton lajmi.net.

Nuk është sekrete se dyshja kishin kaluar një romancë për gjatë viteve të 90-ta, dhe tani pas gjithë këtyre viteve basketbollisti befasoi me rrëfimin e tij në ‘The breakfast club’ të enjten.

Gjatë intervistës Dennis hapi arkivat e romancës me ikonën e pop-muzikës Madonnën e cila tani ka gjashtë fëmijë.

Ai tha se gjatë viteve sa ishin bashkë këngëtarja i kishte ofruar miliona dollar për ta lënë atë shtatzënë.

“Ajo më tha që nëse e lë shtatzënë do më paguaj 20 milionë dollarë, këto para vijnë vetëm nëse fëmija lind”.