Gjesti i turpshëm i Eros Grezdës

Gjesti i turpshëm i Eros Grezdës

Sport September 20, 2019 - 14:46

E ardhmja e Eros Grezdës te Rangersi është më e paqartë se kurrë. Gjithë hipoteza e ngritur në ditën e djeshme nga ana e mediave skoceze, është thuajse e vërtetuar.

Kështu, futbollisti shqiptar ka pështyrë mbrojtësin kundërshtar Andrew Burns, në ndeshjen e të rinjëve që u zhvilluar mes Rangersit dhe Ballymena. Tashmë gjigantët skocez kanë ngritur një hetim për sulmuesin e Kombëtares dhe do të japin një dënim shembullor.

Ajo që e vërteton gjithçka ka ndodhur është një detaj i fundit që u zbuluar në Skoci. Kapiteni i të rinjëve te Rangersi, Greg Docherty ka shkuar menjëherë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes te kundërshtarët, për të kërkuar falje mbi veprimin e pamenduar të futbollistit shqiptar.