Georgina shkëlqen në Madrid, pasi Ronaldo u lëvdua për seksin me të

Georgina shkëlqen në Madrid, pasi Ronaldo u lëvdua për seksin me të

Sport September 21, 2019 - 08:09
Detajet

Georgina Rodriguez është kujdesur që të marrë gjithë vëmendjen pas deklaratave të partnerit të saj se marrëdhëniet intime me të, ishin më të mira se golat që i shënon.

Modelja, e cila ka krijuar shumë famë që nga lidhja me syperyllin portugez, ishte e pranishme në evenimentin e organizuar nga Sesderma në Madrid të Spanjës.

Prodhuesi i produkteve të lëkurës, Sesderma, festonte 30-vjetorin, ndërsa bukuroshja 25-vjeçare ka shkëlqyer me fustanin e saj.

E disponuar dhe e qeshur, Georgina është kujdesur që të marrë gjithë vëmendjen me fustanin që vinte në pah edhe linjat e saja trupore, për të cilat angazhohet shumë në palestër, përcjell telegrafi.

Gjatë intervistës në emisionin e Piers Morgan, Ronaldo kishte folur edhe për marrëdhëniet në lidhjen e tij. Ai kishte pohuar se ndjenja e të shënuarit gol nuk mund të krahasohet me raportet intime me partneren e tij.