Tërmeti në Tiranë ja çka i bënë stadiumit ‘Selman Stërmasi’

Tërmeti në Tiranë ja çka i bënë stadiumit ‘Selman Stërmasi’

Sport September 21, 2019 - 17:50

Shqipëria është goditur pasditen e sotme nga një tërmet i rëndë, i cili ma shkaktuar jo pak panik te qytetarët dhe dëme materiale të konsiderueshme. Ndërkohë, në momentin që ka rënë tërmeti, luheshin edhe dy ndeshje të Kategorisë Superiore, Skënderbeu-Teuta dhe Partizani-Bylis.

Në “Selman Stërmasi” kanë qenë të shumtë ata që kanë tentuar të largohen nga shkallët, ndërkohë që ka pasur edhe dëmtime. Në pjesën e tribunës qendrore, ka rënë suvatimi teksa, plasaritje të murit ka pasur në brendësi të stadiumit.

“VipSport.al” ka siguruar disa foto nga brenda stadiumit “Selman Stërmasi”, aty ku tërmeti ka lënë gjurmët e tij. Muret duket që kanë pësuar një goditje të fortë ndërkohë që edhe jashtë ka dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëmtime te tifozët e pranishëm në stadium.

Image
Image
Image