Superliga live:  Çfarë ndodhi në sekondat e fundit, shënohet gol në Gjilan e Klinë

Superliga live: Çfarë ndodhi në sekondat e fundit, shënohet gol në Gjilan e Klinë

Sport September 22, 2019 - 14:16

Sot nga ora 15:00 zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll ku takohen Dukagjini – Feronikeli dhe Drita – Trepça’89, ndërsa ajka e mbrëmjes është ajo ndërmjet Prishtinës e Gjilanit që zhvillohet nga ora 20:00, shkruan Zëri.info.

Padyshim pikët në këto sfida janë mese të nevojshme dhe lufta në fushë pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Superliga live:

Drita – Trepça’89 1:1

95+ Fortunato barazon mbyllet ndeshja

88’ Drita ka shënuar gol por gjyqtari kryesor Genc Nuza e ka anuluar pasi Fortunato luajti me dorë në zonë.

64' Vazhdon të mbetet rezultati 0:1, raste të njëpasnjëshme nga të dyja skuadrat.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

43’, Braziliani Fortunato ka humbur diçka që nuk humbet lehtë. Trepça’89 këtë herë ishte me shumë fat

29’, Trepça’89 ka shënuar gol përmes Ard Manaj i cili e shfrytëzoi një pasiguri të portierit Tafilovski për të shënuar gol me kokë.

17′ Aksion i bukur i 89-shit, Rusi pason në zonë, por dy sulmuesit e minatorëve nuk e përcjelin mirë aksionin

10’ Drita po sulmon më shumë drejt portës mitrovicase, por ende pa ndonjë rrezik shumë të madh.

Nis ndeshja

Formacionet:

Drita:  Tofiloski, Gerbeshi, Limani, Cuculi, Leci, Namani, Bujar Shabani, Emini, Haxhimusa, Xh. Shabani, Fortunato

Trepça ‘89: Hyseni, Asare, Pira, Jashari, Statovci, Traore, Jeanjacques, Emini, Ahmeti, Manaj, Rusi.

Dukagjini – Feronikeli 0:2

Mbyllet ndeshja

90' Hoti ka shwnuar per Feronikelin

54' Shënohet goli i parë në ndeshje, Feronikeli avanson përmes Kastriot Rexhës.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

35’ Feronikeli po bën presion në portën e Dukagjinit, por vendasit duken të mobilizuar dhe shpesh po rrezikojnë përmes kundërsulmeve.

13’ Feronikeli po dominon në fushë, pro Dukagjini po mbrohet shumë mirë dhe nuk po lejon hapësira.

Nis ndeshja

Formacionet:

Dukagjini: Neziri, Basriu, Syla, Jashanica, Marmullaku, Haliti, Dushi, Mustafa, Beqiri, Merlaku, Demiri.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Islami, Thaqi, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Da Silva, Hoti, Rexha./Zeri.info