Pas humbjes nga Juventusi, Amir Rrahmani befason me këtë deklaratë

Pas humbjes nga Juventusi, Amir Rrahmani befason me këtë deklaratë

Sport September 22, 2019 - 16:06
Detajet

Hellas Verona regjistroi humbje përballë kampionit aktual të Italisë Juventus në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në kuadër të kampionatit elitar italian Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, skuadra nga Verona pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1, shkruan Zëri.info.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti edhe qendër-mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani, i cili përkundër një paraqitje të mirë, nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Pavarësisht humbjes, Rrahmani beson se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë përballë Juventusit, skuadër e cila luajti me sulmuesit Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

“Paraqitje e mirë nga skuadra. Foksui tani në ndeshjet e radhës”, shkroi Rrahmani në rrjetin social “Instagram”.

Ndryshe, mbrojtësi nga Prishtina u transferua këtë verë te Hellas Verona nga gjiganti kroat Dinamo Zagreb./Zëri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Good performance from the team today, focus on next matchesë @hellasveronafc

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13) on