Bersant Celina i shpëton një lëndimi të tmerrshëm, thotë se ka mundur ta përfundojë karrierën

Bersant Celina i shpëton një lëndimi të tmerrshëm, thotë se ka mundur ta përfundojë karrierën

Sport September 22, 2019 - 16:23
Detajet

Bristol City dhe Swansea City kanë luajtur baras pa gola në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Ligën e Dytë të Anglisë të njohur si Championship.

Fantazisti nga Kosova Bersant Celina ishte titullar në ndeshjen kundër Bristol Cityt, duke bërë një paraqitje solide në fazën ofanzive, shkruan Zëri.info.

Por, në një moment, Celina ka mundur që shumë lehtë të lëndohet.

Megjithatë, futbollisti prizrenas iu shmang mjaft mirë futbollistit kundërshtar duke shpëtuar veten.

Më pas, edhe Celina reagoi në mënyrë interesante për këtë ndërhyrje nga futbollisti i Bristol Cityt.

“Ka mundur të jetë fundi i karrierës sime. Ku është mbrojtja”, shkroi Celina./Zëri.info

Image