Djajtë e Kuq e kanë 'humbur rrugën në oborr', pësojnë humbje të turpshme

Djajtë e Kuq e kanë 'humbur rrugën në oborr', pësojnë humbje të turpshme

Sport September 22, 2019 - 16:43
Detajet

Manchester United ka pësuar humbje të turpshme nga West Hami në kuadër të kampionatit elitar anglez Premierligë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer në ndeshjen e zhvilluar në “London Stadium”, u mposhtë me rezultat solid 2:0 nga West Hami, shkruan Zëri.info.

Vendasit arritën ta gjejnë golin e epërsisë në minutën e 44-t përmes Andriy Yarmolenkos, derisa pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0.

Image

Në pjesën e dytë, West Hami gjeti edhe golin e dytë përmes Aaron Cresswell në minutën e 84-t të ndeshjes.

Me këtë humbje, Manchester Unitedi mbetet në vendin e tetë me tetë pike të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërkaq, West Hami ngritet në vendin e katërt me 11 pikë sosh./Zëri.info