Drita shpëton në fund, Dukagjini fundoset në Klinë

Drita shpëton në fund, Dukagjini fundoset në Klinë

Sport September 22, 2019 - 16:57

Sot nga ora 15:00 janë zhvilluar dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll ku u takuan Dukagjini – Feronikeli dhe Drita – Trepça’89.

Drita ka shpëtuar në sekondat e fundit të ndeshjes pasi ka shënuar gol Fortunato në minutën 5-të shtesë për të barazuar rezultatin 1:1.

Në takimin tjetër të zhvilluar në Klinë, Feronikeli ka marrë tri pikë të plota për ta fundosur në renditje Dukagjinin i cili duket se do të këtë shumë vështirë të mbijetojë.

Feronikeli ka fituar me rezultat 2:0. /Zëri.info