Tre pikë të arta për Romën, fiton edhe Napoli

Tre pikë të arta për Romën, fiton edhe Napoli

Sport September 22, 2019 - 17:19
Detajet

Në pasditën e sotme, janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të kampionatit elitar italian Serie A, derisa në mbrëmje do të zhvillohen edhe dy ndeshje.

Roma ka arritur ta mposhtë Bolognan në kuadër të javës së katërt në Serie A, shkruan Zëri.info.

Si mysafir, Roma ka mposhtur Bolognan me rezultat 2:1.

Golat për Romën i shënoi Aleksandar Kolarov (’49) dhe Edin Dzeko (’90), derisa për vendasit shënoi Nicola Sansone në minutën e 54-t.

Me këtë fitore, Roma ngritet në vendin e katërt me tetë pikë, kurse Bologna bie në vendin e pestë me shtatë sosh.

Image

Nga ana tjetër, Napoli regjsitroi fitore të thellë duke mposhtur Leccen si mysafir me rezultat 4:1.

Fernando Llorente (’28, ’82), Lorenzo Insigne (’40) dhe Fabian Ruiz (’52) shënuan për Napolin, derisa Mancosu (’61) shënoi për vendasit.

Me këtë fitore, Napoli ngritet në vendin e tretë me nëntë pikë, derisa Lecce mbetet në vendin e 18-të me tre pikë.

Në ndeshjen tjetër, Sampdoria mposhti 1:0 në shtëpi Torinon./Zëri.info