Vëmendje maksimale te Vedat Muriqi, në derbi do ta vëzhgojnë edhe skoutët e gjigantit italian

Vëmendje maksimale te Vedat Muriqi, në derbi do ta vëzhgojnë edhe skoutët e gjigantit italian

Sport September 22, 2019 - 18:21
Detajet

Vedat Muriqi është duke kaluar në momentet më të mira në karrierën e tij.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur që në pesë ndeshjet e para në edicionin e ri në Superligën turke të shënojë tre gola me Fenerbahçen, shkruan Zëri.info.

Gjithashtu, futbollisti prizrenas tregoi formë të mirë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në dy ndeshjet e muajit shtator.

Image

Interesim serioz për Muriqin kanë shprehur Tottenhami dhe Manchester Unitedi, klube të cilat kanë dërguar edhe skoutë për ta përcjellur 25-vjeçarin.

Megjithatë, sipas mediave turke, edhe Juventusi ka hyrë në garë për shërbimet e Muriqit.

“Zonja e Vjetër” do t’i dërgojë skoutët në ndeshjen e radhës në Superligën turke që zhvillohet mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes.

Image

Sa i përket ndeshjes me Galatasarayn, Muriqi tha së fundmi:

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Do të punojmë për fitore në derbi. Të gjithë duan të shënojnë gola në derbi, edhe unë do të doja”./Zëri.info