Jose Mourinho 'thumbon' Manchester Unitedin pas humbjes nga West Hami

Jose Mourinho 'thumbon' Manchester Unitedin pas humbjes nga West Hami

Sport September 22, 2019 - 18:45
Detajet

Jose Mourinho ka kritikuar Manchester Unitedin për humbjen 2:0 nga West Hami, duke thënë se skuadra nuk është më e mirë tani se që ishte me të.

Golat nga Andriy Yarmolenko dhe Aaron Cresswell ia dhanë tre pikë West Hamit kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e sotme për Premierligën angleze, shkruan Zëri.info.

Mourinho pohoi se Manchester United ishte skuadër e dobët në edicionin e fundit sa ishte ai trajner, derisa ka folur edhe për situatën e fundit në klub.

Kur u pyet nga “Sky Sports” nëse ai pa ndonjë gjë pozitive nga paraqitja e sotme, Mourinho u tregua i çartë.

Image

“Jo, nuk kam parë asgjë pozitive”, u përgjigj Mourinho.

“Ishim të këqinj edicionin e kaluar, por nuk shoh ndonjë përmirësim, madje edhe me lojtarët e ri. Nuk jam i befasuar nga rezultati, sepse Solskjaer nuk mund të nxjerr diçka pozitive nga ndeshja”, vlerësoi Solskjaer.

“Ishim dobët edicionin e kaluar, por as tani nuk është më mirë”, shtoi trajneri norvegjez./Zëri.info