Neymari mund ta fitojë 'Topin e Artë'

Neymari mund ta fitojë 'Topin e Artë'

Sport September 23, 2019 - 08:14
Detajet

Ander Herrera mendon se bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germaini, Neymar mund ta fitojë një ditë “Topin e Artë”, transmeton zeri.info

Mesfushori spanjoll thotë se ylli brazilian ka cilësi të mjaftueshme për ta fituar çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit.

Neymari shënoi një gol të vonshëm për herë të dytë këtë edicion për t’ia siguruar tre pikët e radhës klubit francez në fitoren 1:0 ndaj Lyonit të dielën.

Sulmuesi ishte lidhur me një kalim te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund mbeti në Paris.

“Jam i lumtur që po luaj me Neymarin. Unë nuk do të flas për afatin e tij kalimtar. Tani, Neymari është me ne. Ai është një lojtar fantastik që mund të jetë “Topi i Artë” këtë edicion, në një apo dy vite”, deklaroi Herrera.

“Ne jemi shumë të lumtur. Shpresoj që ai mund të luajë kështu gjatë gjithë edicionit”, shtoi ndër të tjera ish-futbollisti i Manchester Unitedit, që u transferua te Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të verës./Zëri