Chelsea duhet ta arrijë nivelin e Liverpoolit

Chelsea duhet ta arrijë nivelin e Liverpoolit

Sport September 23, 2019 - 08:29
Detajet

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard thotë se klubi londinez duhet të ketë aspirata që ta arrijë nivelin e Liverpoolit.

Lampard mendon se ekipi i tij mund të garojë me “të kuqtë”, por nuk është një skuadër me vazhdueshmëri si ajo e Jurgen Kloppit. Chelsea u mposht të dielën 2:1 në shtëpi nga Liverpooli, që është lider në Premierligë me 18 pikë.

“Është padyshim një shqetësim dhe ne duam të fitojmë në shtëpi. Kundër Liverpoolit mund të humbësh, ata janë një skuadër e fortë dhe kjo mund të ndodhë dhe unë pres që fitorja në shtëpi të vij shpejtë”, tha Lampard.

“Për të punuar në këtë nivele është e vështirë, është ditore, një gjë ditore dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë ne”, shtoi ai.