Tragjike, gjendet i vdekur ish-futbollisti shqiptar

Tragjike, gjendet i vdekur ish-futbollisti shqiptar

Sport tetor 07, 2019 - 12:19
Detajet

Një lajm tragjik nga Italia. Një ish-futbollist shqiptar, i quajtur Aldi Cala është gjetur i vdekur në dhomën e tij.

Sipas “La Nazione”, 24-vjeçari, një natë më parë kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit.

Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët në dhomën e shtëpisë, teksa kishin shkuar për ta zgjuar nga gjumi, zbuluan se zemra e 24-vjeçarit kishte ndaluar.

Nga raportet e para mjekësore, raportohet se ka qenë një vdekje natyrale, teksa ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Familja e të riut shqiptar jetonte prej vitesh në Ponteteto, teksa në të kaluarën Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia, por nuk arriti kurrë të bënte hapin e madh në karrierën e tij sportive.

Image

Image