Zyrtare: Vendos ta refuzojë Kosovën, do t'i bashkohet Gjermanisë
FOTO: Laura Hasani

Zyrtare: Vendos ta refuzojë Kosovën, do t'i bashkohet Gjermanisë

Sport tetor 08, 2019 - 08:55
Detajet

Mërgim Berisha ka vendosur që ta refuzojë ftesën e Përfaqësueses së Kosovës.

Përkundër tentimeve të vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, sulmuesi nga Kosova ka vendosur ta injorojë ftesën, shkruan Zëri.info.

Ndërkohë, 21-vjeçari ka pranuar ftesën e grupmoshës U-21 të Gjermanisë, derisa prite ttë luajë në ndeshjet ndaj Spanjës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Pavarësisht se do të jetë pjesë e Gjermanisë U-21, Berisha ka ende kohë të ndryshojë mendje dhe t’i bashkohet Kosovës.

Ndryshe, Berisha momentalisht luan në Austri te Rheindorf Altach, ku është i huazuar nga RB Salzburgu./Zëri.info