Punë intensive në aspektin organizativ para ndeshjeve të Kosovës, Ahmeti tregon detaje

Punë intensive në aspektin organizativ para ndeshjeve të Kosovës, Ahmeti tregon detaje

Sport tetor 08, 2019 - 10:28
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje ndërkombëtare këtë muaj.

Fillimisht, më 10 tetor, Kosova përballet me Gjibraltarin në një ndeshje miqësore, ndërkaq, katër ditë më vonë luan me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, shkruan Zëri.info.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kryeqytet.

I ftuar në programin e mëngjesit në RTK, zëvendës-sekretari i FFK-së, Arjanit Ahmeti ka folur edhe për aspektin organizativ, ku është duke u bërë një punë intensive.

Image

“Jemi duke punuar intensivisht në aspektin organizativ, ndodhemi në stadium që nga dita e djeshme ku punojmë me shumë njerëz në aspektin e infrastrukturës”, tha fillimisht Ahmeti.

“E kemi vetëm një stadium, aty ku edhe zhvillohen stërvitjet dhe ndeshjet. Jemi duke punuar ditë e natë për ta bërë të pamundurën para ndeshjeve”, vlerësoi Ahmeti.

“Por, punën e vazhdueshme e harrojmë vetëm kur i shohim rezultatet e Kosovës në fund”, shtoi Ahmeti./Zëri.info