Përfaqësuesja U17 udhëtoi për në Holandë

Përfaqësuesja U17 udhëtoi për në Holandë

Sport tetor 08, 2019 - 12:09
Detajet

E renditur në grupin e 12-të për eliminatoret për Kampionatin Evropian, Përfaqësuesja U17, sot ka udhëtuar drejt Holandës, mikpritësit të ndeshjeve para-eliminatore të këtij Evropiani.

Përveç me Holandën në këtë rreth Përfaqësuesja U17 do të ballafaqohet edhe me Uellsin dhe Slloveninë, njofton FFK, përcjell Zëri.info.

Para udhëtimit përzgjedhësi i Përfaqësueses U17, Besnik Kollari u shpreh: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në këtë rreth parakualifikues para vetes kemi rivalë të fortë e cilësorë, por kjo nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë. Përkundrazi, djemtë janë të gatshëm të japin më të mirën e mundshme dhe në çdo ndeshje do të hyjmë me seriozitetin maksimal për rezultate të mira. Nuk ka skuadër të pamposhtur, secila ka anët pozitive dhe dobësitë e saja, ndaj ne do të përpiqemi me përkushtimin më të madh të arrijmë të kualifikohemi për rrethin tjetër në atë elitarë”.

Nesër, Përfaqësuesja e Kosovës U17 ballafaqohet me mikpritësin Holandën prej orës 19.00.

Përfaqësuesja U17 nga Prishtina udhëtoi me stafin dhe 6 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve i bashkëngjitet nga vendet tjera të Evropës.

Ndeshjet e Kosovës U17:
Holanda – Kosova 09 tetor ora 19.00
Sllovenia – Kosova 12 tetor ora 13.00
Kosova – Uellsi 15 tetor ora 19.00

Lista e futbollistëve:
1. Riad Bytyqi (ShF Roni 19)
2.Januz Miftari (K.F Trepça 89)
3.Miran Kuqi (Valarenga)
4.Ardi Morina (FC Zurich)
5.Rigon Spahiu (VFB Stuttgart)
6.Riad Jashari (KF 2 Korriku)
7.Rejan Thaqi (FC Lausanne)
8.Albin Nishori (Hanover 96)
9.Andi Hoti (FC Zurich)
10.Redon Qollaku (KF Shkëndia)
11.Bleart Demi (FC Rapperswil-Jona)
12.Diar Halili (KF 2 Korriku)
13.Leart Tahiri (BVB Borusia Dortmund)
14.Adonis Krasniqi (Greuther Furth)
15.Rinor Pervetica (Wuppertaler SV)
16.Elvis Ahemeti (SHf Roni 19)
17.Dion Berisha (FC Ausburg)
18.Granit Hana (Jonkopings)
19.Bleron Ademi (FC St Pauli)
20.Eduard Ibrahimi (Arminia Bilefeld)./Zëri.info