Mbappe do t'i mungojë Francës në ndeshjet e muajit tetor

Mbappe do t'i mungojë Francës në ndeshjet e muajit tetor

Sport tetor 09, 2019 - 12:14
Detajet

Sulmuesi i Francës Kylian Mbappe nuk do të luajë në ndeshjet eliminatore të ‘Euro 2020’ kundër Islandës dhe Turqisë shkaku i lëndimit.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Francës në paraditën e sotme, shkruan Zëri.info.

Mbappen në skuadrën e Didier Deschamps e ka zëvendësuar sulmuesi i Borussia Monchengladbach Alassane Plea.

Franca udhëton në Islandë në kuadër të grupit H të premten, para se të përballet në shtëpi me Turqinë në ‘Stade de France’ të hënën.

Kampioni i botës është në vendin e dytë në grupin H me 15 pikë, mbrapa Turqisë, derisa Islanda renditet në vendin e tretë me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve./Zëri.info