Vulin 'shpërthen' pas ndalimit të Crvena Zvezdës në Jarinjë, thotë se shqiptarët nuk kanë shpirt sportiv

Vulin 'shpërthen' pas ndalimit të Crvena Zvezdës në Jarinjë, thotë se shqiptarët nuk kanë shpirt sportiv

Sport tetor 09, 2019 - 14:27
Detajet

Crvena Zvezda është njëra ndër simbolet e Serbisë dhe për këtë arsye nuk është e mirëpritur kudo që janë armiqtë serbë, kështu të paktën deklaroi Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Vulin ka komentuar ndalimin e hyrjes së Crvena Zvezdës në territorin e Kosovës nga Policia e Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen kundër ‘Trepçës’ në kuadër të fazës 1/16 të Kupës së Serbisë, shkruan Zëri.info.

Vulin u tha gazetarëve në Beograd se kjo çështje nuk duhej të politizohej pasi që është vetëm sport.

“Kjo ndodhë vetëm me shqiptarët, kur serbët duan të luajnë futboll. Serbët anulohen me dhunë. Crvena Zvezda është një nga simbolet e Serbisë dhe për këtë arsye na urrejnë”, tha fillimisht Vulin.

Ai shtoi se shqiptarët nuk e kanë shpirtin sportiv sikurse serbët duke shtuar se kjo është dëshmia e radhës se zemërimi mbizotëron në anën e shqiptarëve.

“Ata thanë se gjithçka që bëjnë është sportive, por tani dëshmuan se po gënjejnë dhe se kanë brenda vetës një zemërim”, shtoi Vulin.

Ndryshe, ndeshja mes ‘Trepçës’ dhe Crvena Zvezdës do të zhvillohet nesër në Stara Pazovë me fillim nga ora 15:00./Zëri.info