Presidenti i Crvena Zvezda reagon ashper pas ngjarjes ne Jarinje, i quan shqiptaret te pacivilizuar

Presidenti i Crvena Zvezda reagon ashper pas ngjarjes ne Jarinje, i quan shqiptaret te pacivilizuar

Sport tetor 09, 2019 - 15:51
Detajet

Delegacioni i Crvena Zvezdës së bashku me gazetarët serbë nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë, aty ku supozohej të luhej ndeshja e Kupës së Serbisë mes ‘Trepçës’ dhe Crvena Zvezdës.

Në lidhje me atë që ndodhi në pikën kufitare në Jarinjë foli edhe presidenti i Crvena Zvezdës Svetozar Mijailovic, shkruan Zëri.info.

Mijailovic iu drejtua mediave duke cituar edhe fjalët e menaxherit të përgjithshëm të klubit Zvezdan Terzic se Serbia arriti ‘fitore diplomatike’ në Jarinjë.

“Për një kohë të gjatë, të gjithë serbët në bashkësinë ndërkombëtare janë portretizuar si negative. Kjo fitore diplomatike sot do të thotë se ne kemi detyruar shqiptarët në Kosovë ta tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë”, tha fillimisht presidenti i klubit serb.

“Ata vepruan sikur të pacivilizuar dhe na ngacmuan, duke mos i pranuar rekomandimet e FIFA-s. Kur të pranohesh në FIFA, argumenti kryesor është që sporti nuk ka kufinjë dhe se të rinjtë duhet të lejohen të luajnë futboll”, vazhdon më tutje Mijailovic.

“Kjo është një fitore diplomatike për ne”, shtoi Mijailovic më tej./Zëri.info