Challandes paralajmëron ndryshime në portën e Kosovës, përmend emra

Challandes paralajmëron ndryshime në portën e Kosovës, përmend emra

Sport tetor 09, 2019 - 18:02
Detajet

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka paralajmëruar ndryshime në portën e Kosovës për takimin e radhës miqësore me Gjiblartarin, shkuan Zëri.info.

Një gjë të tillë zvicerani e ka paralajmëruar në konferencën e fundit për media.

“Ne nuk e ndërrojmë lojën tonë, do të luajmë ashtu si luajtëm me Anglinë e Çekinë i mbesim besnik lojës sonë. Pres lojë të mirë dhe mos të pranojmë gol. Nuk duhet bërë krahasimet me kundërshtarët pasi ndeshja e së hënës është ndryshe por kjo ndeshje do ta na ndihmojë të kem 11 e parë për ndeshjen e radhës. Kjo ndeshje na shërben për vendimin e fundit që do ti marrim para ndeshjes. Sa i përket portës do tu jap rastin lojtarëve ndoshta do të kemi ndryshime në portë Ujkani nga fillimi e ti japim rast edhe Visarit pse jo”, tha Bernard Challandes, përcjell Zëri.info.

Image

Porta e Kosovës në takimet e fundit është ruajtur nga portieri Aro Muriç i cili luan në Angli me Nottingham Forestin.

Kosovë – Gjiblartar luhet të enjten duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Katër ditë më pas Kosova e luan ndeshjen eliminatore ndaj Malit të Zi, sfidë kjo që gjithashtu luhet në Prishtinë. /Zëri.info