Pas refuzimit të Gattusos, De Biasi favorit për ta marrë drejtimin e klubit italian

Pas refuzimit të Gattusos, De Biasi favorit për ta marrë drejtimin e klubit italian

Sport tetor 09, 2019 - 19:08
Detajet

Gennaro Gattuso raportohet se e ka refuzuar ofertën e Sampdorias për ta marrë drejtimin e skuadrës, transmeton zeri.info

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Sportitalia” shkruajnë se Gattuso i ka telefonuar presidentit të Sampdorias për ta konfirmuar që nuk do ta pranojë ofertën.

Tash dy kandidaturat për stolin e klubit italian kanë mbetur ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe Beppe Iachini.

De Biasi pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Sampdorias, Carlo Osti dhe strategu që e drejtoi Shqipërinë drejt Kampionatit Evropian në 2016-n është favoriti për ta marrë rolin e trajnerit./Zëri