Rashica dhe hoxha i njohur nga Shqipëria luten për Kosovën para ndeshjes me Malin e Zi

Rashica dhe hoxha i njohur nga Shqipëria luten për Kosovën para ndeshjes me Malin e Zi

Sport tetor 09, 2019 - 22:46
Detajet

Rikthimi i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica i ka bërë gjithë shqiptarët të lumtur. Rashica është futbollisti kryesor i Kosovës në këto eliminatore dhe rikthimi i tij për ndeshjen me Malin e Zi ka shtuar edhe më shumë besimin në triumfin e radhës, shkruan Insporti.com.

Rashica të martën mbrëma ka pasur një vizitor special në hotelin ku janë duke qëndruar “Dardanët”. Ai është vizituar nga kleriku mysliman i njohur shqiptar, Elvic Naci dhe moderatori i njohur Shpëtim Desku.

Naci ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram me mbishkrimin: “Lajmi i fundit. E vendosëm me Milot Rashicën të marrim pjesë në ndeshjen me Malin e Zi bashkë me Shpëtim Desku, për të qenë fitorja e sigurt! Pas shakasë lutje Zotit për fitore të fuqishme me Malin e Zi. Amin”.

Rashica është rikuperuar nga lëndimi që e kishte penguar të paraqitej në dy ndeshjet e muajit shtator që Kosova i kishte zhvilluar ndaj Çekisë dhe Anglisë. Pas rikthimit nga lëndimi, ai për skuadrën e tij gjermane, Werder Bremen shënoi dy gola në dy ndeshje.

Ndeshja me Malin e Zi është tejet e rëndësishme për ëndrrën drejt kualifikimit drejt Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Rashica së bashku më shokët e tij te skuadra e Kosovës më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të synojnë fitoren ndaj malazezëve. 

Image