Gjibraltari kishte planifikuar konferencë për media, dështoi për një arsye të çuditshme

Gjibraltari kishte planifikuar konferencë për media, dështoi për një arsye të çuditshme

Sport tetor 09, 2019 - 22:53
Detajet

Nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Kosovës dhe Gjibraltarit.

Kombëtarja mysafire kishte planifikuar një konferencë për media sot në ora 12:00.

Por konferenca ka dështuar pasi që asnjë gazetar nuk ka qenë i pranishëm në sallën për media.

Ka pasur edhe raste të tjera kur prezenca e mediave ka qenë e vogël, por kësaj radhe asnjë nuk ka qenë i pranishëm. /IndeksOnline/