Miqësorja Gjermani – Argjentinë mbyllet në barazim

Miqësorja Gjermani – Argjentinë mbyllet në barazim

Sport tetor 09, 2019 - 23:03
Detajet

Gjermania dhe Argjentina kanë barazuar në ndeshjen e sotme miqësore mes tyre, transmeton zeri.info

Sfida u mbyll me rezultatin 2:2.

Serge Gnabry (15’) e Kai Havertz (22’) ia dhanë epërsiën e dyfishtë gjermanëve, të cilët e mbyllën pjesën e parë në epërsi 2:0.

Por, argjentinasit arritën që të riktheshin në pjesën e dytë dhe ta barazonin rezultatin.

Lucas Alario e ngushtoi së pari epërsinë në minutën e 66-të, kurse rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Lucas Ocampos (85’)./Zëri