Ky është urimi i Agim Ademit pas barazimit të Kosovës U-17 me Holandën

Ky është urimi i Agim Ademit pas barazimit të Kosovës U-17 me Holandën

Sport tetor 09, 2019 - 23:38
Detajet

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës ka barazuar ndaj Holandës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan zeri.info

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1.

Pas këtij rezultati, kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar skuadrën U-17 të Kosovës.

Ky është urimi i tij:

Paraqitja e sotme dinjitoze dhe barazimi kundër një gjiganti të futbollit botëror siç është Holanda, e cila në dy vitet e fundit është shpallur kampione e Evropës në grupmoshën deri 17-vjeç, është një dëshmi tjetër se jemi në rrugën e mbarë dhe jemi rritur shumë viteve të fundit. Kjo gjeneratë e futbollistëve është ardhmëria e futbollit tonë. Kjo është Kosova dardane, ky është themeli i fortë, i cili na garanton vazhdimësi të punës dhe të sukseseve. Andaj, urime të gjithë futbollistëve të Kombëtares U17, shtabit teknik dhe udhëheqësve të ekspeditës për këtë rezultat të rëndësishëm.

Vazhdojmë së bashku me krenari dhe përgjegjësi.

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së