Unitedi i ka humbur të gjitha karakteret e forta

Unitedi i ka humbur të gjitha karakteret e forta

Sport tetor 10, 2019 - 08:25
Detajet

Ish-portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar thotë se të gjitha karakteret e forta janë zhdukur nga klubi anglez, derisa “djajtë e kuq” po vuajnë që të arrijnë nivelet e larta, transmeton zeri.info

Manchester Unitedi ka nisur edicionin më të keq në histori të Premierligës këtë vit me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, i cili është nën një presion të madh.

Gjendja momentale e klubit është një kontrast i madh me atë që e la holandezi.

“Mendoj për vetën tonë, kur unë shkoja në dhomat e zhveshjes aty kishim Ryan Giggsin, (Paul) Scholesin, (Rio) Ferdinandin, (Gary) Nevillen dhe madje edhe Roy Keanen në atëkohë. Kështu që mendoj që gjithmonë ka pasur karaktere të forta. Dhe mendoj se në vitet e fundit karakteret e forta janë zhdukur dhe nuk janë duke e bërë më diferencën”, ka thënë Van der Sar.

“Unë u largova nga aty para tetë vjetësh dhe ishte një gjashtë vitesh i fundit fenomenal në karrierën time, duke fituar katër tituj të Premierligës dhe duke luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve”, shtoi holandezi./Zëri