Befason Alexander-Arnold, i hapur që ta ndryshojë pozicionin e tij

Befason Alexander-Arnold, i hapur që ta ndryshojë pozicionin e tij

Sport tetor 10, 2019 - 08:57
Detajet

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold thotë se do të ishte i lumtur që një ditë të luante në mesfushë, ashtu si idhulli i tij Steven Gerrard, transmeton zeri.info 

Pavarësisht se luan si mbrojtës i djathtë, 21-vjeçari ka impresionuar në fazën sulmuese, me 12 asistime në Premierligë në edicionin e kaluar.

“Sigurisht unë jam një mbrojtës para së gjithash, pastaj dua të provoj dhe të ndihmoj ekipin që të krijoj raste. Nëse një trajner vendos të më shfrytëzojë në mesfushë, apo si qendërmbrojtës ose sulmues atëherë aty do të luaj”, tha ai.

“(Unë e kam modeluar veten te) Gerrardi, me të vërtetë. Çdo gjë nga loja e tij e kam adhuruar gjithmonë”, u shpreh ai./Zëri