Sot zhvillohen ndeshjet e grupeve C, E, G dhe I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian

Sot zhvillohen ndeshjet e grupeve C, E, G dhe I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian

Sport tetor 10, 2019 - 09:31
Detajet

Sot do të zhvillohen 10 ndeshje të grupeve C, E, G dhe I në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Në grupin C, Holanda do ta presë Irlandën e Veriut, kurse Bjellorusia luan ndaj Estonisë.

Në grupin E, Kroacia pret Hungarinë dhe Sllovakia luan si vendas ndaj Uellsit.

Në grupin G do të luhen takimet Austria - Izraeli, Maqedonia e Veriut – Sllovenia dhe Letonia – Polonia.

Ndërkohë, në grupin I zhvillohen këto ndeshje Kazakistani – Qipro, Belgjika – San Marino dhe Rusia – Skocia./Zëri

Image