Për ndeshjen me Malin e Zi u 'avulluan' brenda minutash, për atë me Gjibraltarin ende ka bileta

Për ndeshjen me Malin e Zi u 'avulluan' brenda minutash, për atë me Gjibraltarin ende ka bileta

Sport tetor 10, 2019 - 10:43
Detajet

Pak ka rëndësi nëse Kosova zhvillon një ndeshje miqësore apo kualifikuese, nga interesimi për të parë ndeshjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ gjithmonë duket i madh.

Por, për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, enda ka bileta, për dallim me ndeshjen me Malin e Zi, ku biletat u shitën në kohë rekord.

‘Dardanët’ të enjten (sot) me fillim nga ora 18:00 në ‘Fadil Vokrri’ zhvillojnë ndeshje miqësore me Gjibraltarin, një nga kombëtaret më të dobëta sot në botë.

Sipas asaj që figuron në ‘Tiks.app’, kanë mbetur edhe 1165 bileta për t’u shitur për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.

Një pjesë e madhe e këtyre biletave i takon sektorit ‘VIP’, kur dihet se çmimi i biletave është dukshëm më i lartë.