Emocione dhe spektakël nga ndeshjet eliminatore të 'Euro 2020', një Kombëtare tashmë siguroi kualifikimin

Emocione dhe spektakël nga ndeshjet eliminatore të 'Euro 2020', një Kombëtare tashmë siguroi kualifikimin

Sport tetor 10, 2019 - 22:40
Detajet

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020", në mbrëmjen e sontme u zhvilluan gjithsej dhjetë ndeshje, të cilat dhuruan emocione dhe spektakël.

Në grupin C, Bjellorusia barazoi pa gola me Estonin, kurse Holanda fitoi 3:1 ndaj Irlandës së Veriut, shkruan Zëri.info.

Të parët në epërsi kaluan irlandezët përmes Magennis ('75), por gjashtë minuta më vonë Depay barazoi për 1:1 dhe për barazimin e 'Tulipanëve'.

Me këtë fitore, Holanda ngritet në vendin e dytë me 12 pikë, kurse irlandezët bien në vendin e tretë me po aq pikë.

Image

Tutje, në grupin E, Kroacia ka regjistruar fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Hungarisë, kurse Sllovakia ka barazuar 1:1 me Uellsin.

Luka Modric dhe dy golat e Bruno Petkovic ia dhuruan fitoren kroatëve të Zlatko Dalic.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Kroacia ngritet në vendin e parë me 13 pikë, kurse vendin e dytë vazhdon ta mbajë Sllovakia me dhjetë pikë.

Ndërkaq, në grupin G u zhvilluan gjithsej tri ndeshje, ku u veçua fitorja e Maqedonisë së Veriut 2:0 kundër Sllovenisë.

Image

Fitore shënuan edhe Polonia dhe Austria, që mposhtën Lituaninë 3:0, respektivisht Izrealin me rezultat 3:1.

Grupin G vazhdon ta udhëheq Polonia me 16 pikë, e ndjekur nga Austria me vetëm 13 pikë.

Ndërkaq, në grupin I, Belgjika me fitoren 9:0 ndaj San Marinos arriti që edhe zyrtarisht ta sigurojë biletën për në 'Euro 2020'.

Image

Në këtë grup, fitore shënoi edhe Qipro 2:1 ndaj Kazakistanit, kurse Russia mposhti 4:0 Skocinë.

Belgjika e drejton grupin I me 21 pikë, kurse ndiqet nga Rusia me 18 sosh./Zëri.info

Image