'Trepça' - Crvena Zvezda, ndeshja që ishte paraparë të luhej në Kosovë, u mbyll me këtë rezultat në Serbi

'Trepça' - Crvena Zvezda, ndeshja që ishte paraparë të luhej në Kosovë, u mbyll me këtë rezultat në Serbi

Sport tetor 10, 2019 - 23:25
Detajet

Ndeshja e Kupës së Serbisë e paraparë të zhvillohej dje në Kosovë, është zhvilluar në pasditën e sotme në Stara Pazovë të Serbisë.

Ndeshja e fazës së 1/16 të Kupës së Serbisë mes Trepçës ilegale dhe Crvena Zvezdës ishte pretenduar të luhej dje në Zveçan, në Kosovë, por me insistimin e FFK-së, kjo ndeshja u shtye për sot, shkruan Zëri.info.

Në njëren prej qendrave sportive të Federatës së Futbollit të Serbisë, ndeshja e sotme i takoi Crvena Zvezdës me rezultat të thellë 8:0.

Përkundër se ishte pa lojtarët kryesor, Zvezda ia doli të fitonte bindshëm në këtë ndeshje./Zëri.info