Çeki - Angli, rezultat katastrofal për Kosovën pas 70 minutash lojë

Çeki - Angli, rezultat katastrofal për Kosovën pas 70 minutash lojë

Sport October 11, 2019 - 22:14
Detajet

Kanë kaluar rreth 70 minuta lojë në ndeshjen mes Republikës së Çekisë dhe Anglisë në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Ndeshja që po zhvillohet në Pragë në kuadër të eliminatoreve të 'Euro 2020' vazhdon të luhet me rezultatin 1:1, raporton Zëri.info.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin A, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

Kosovës në këtë ndeshje i shkon për shtati vetëm fitorja e 'Tre Luanëve', të cilët ende nuk po arrijnë ta gjejnë golin e dytë ndaj çekëve./Zëri.info