E pabesueshme, por e vërtetë: Ndodh 'çmenduria' në ndeshjen Çeki - Angli, mbyllet ndeshja me fitoren e vendasve

E pabesueshme, por e vërtetë: Ndodh 'çmenduria' në ndeshjen Çeki - Angli, mbyllet ndeshja me fitoren e vendasve

Sport October 11, 2019 - 22:37
Detajet

Republika e Çekisë ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, të zhvilluar në Pragë, vendasit kanë arritur ta mposhtin gjysmëfinalistin e Kupës së Botës me rezultat të ngushtë 2:1, raporton Zëri.info.

Fillimisht, Harry Kane ia dhuroi epërsinë anglezëve në minutën e gjashtë të ndeshjes nga pika e bardhë.

Image

Por, çekët u rikthyen në lojë vetëm pas tre minutash duke shënuar përmes Brabec, teksa Ondrasek shënoi golin e fitores në minutën e 85-të të ndeshjes.

Padyshim, kjo fitore e Republikës së Çekisë i prish punë Kosovës, e cila nga vendi i tretë priste rezultat pozitiv nga Anglia sonte.

Ndryshe, nga ana tjetër, ndeshja e zhvilluar në Podgoricë mes Malit të Zi dhe Bullgarisë u mbyll pa gola 0:0./Zëri.info