Fatos Beqiraj me lot në sy, bombardon pas ndeshjes me këtë deklaratë

Fatos Beqiraj me lot në sy, bombardon pas ndeshjes me këtë deklaratë

Sport October 14, 2019 - 22:54
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.

"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe futbollisti pejan që përfaqëson Malin e Zi Fatos Beqiraj.

Beqiraj që luajti vetëm nga pjesa e dytë, është parë me lotë në sy në tunel pas ndeshjes.

"Ndeshje e veçantë për mua. U ktheva në Prishtinë pas 12 vitesh. Kosovës i uroj suksese nga zemra. Isha shumë i emocionuar", tha fillimisht Beqiraj për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Trajneri ynë kishte probleme me disa lojtarë kryesorë të ekipit tonë. Kemi pasur shumë mungesa. Trajneri e kishte problem ta gjente 11-shen e parë. Me gjithë zemër jam tifoz i Kosovës", vlerësoi pejani./Zëri.info